Struktura e Spitalit Rajonal Korce përbëhet nga gjithsej – punonjës, të shpërndarë sipas kategorive : 1. Administrata, e cila përfshin një total prej – punonjësish, të angazhuar në funksione drejtuese, administrative dhe mbështetëse të institucionit; 2. Polet e Administrimit të Integruar, të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të strukturës organizative me gjithsej – punonjës, të angazhuar drejtpërdrejt në ofrimin dhe mbështetjen e shërbimeve shëndetësore. Në mënyrë të detajuar, personeli në Polet e Administrimit të Integruar është si vijon: • Trupa mjekësore përbëhet nga – mjekë, të cilët kontribuojnë në ofrimin e shërbimeve diagnostikuese, terapeutike dhe akademike të mbështetur nga një kontingjent prej – mjekësh specializantë; • Personeli teknik i shkencave mjekësore përfaqëson kategorinë me numrin më të lartë të punonjësve, me gjithsej – punonjës. Në këtë kategori bëjnë pjesë infermierë, përfshirë personelin e Task Force dhe logopedistët, si dhe teknikë imazherie, fizioterapistë, laborantë etj; • Kategori të tjera të shërbimeve mbështetëse përbëhen nga – punonjës, të cilët kontribuojnë në garantimin e funksionimit të pandërprerë të shërbimeve të institucionit.